Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për incidentin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së që nuk kishte vendosur maskë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e djeshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dyshohet se një zyrtar i këtij institucioni është sulmuar për shkak të mos mbajtjes së maskës, nga anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ishte raportuar rreth orës 12:20.

Viktima siç thuhet në raport është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë.

Lexo po ashtu U raportua se Sami Kurteshi sulmoi një zyrtar të KQZ-së, policia nis hetimet

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën”, thuhet në raport.

Po ashtu, lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti.

“Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

Telegrafi ka provuar të kontaktojnë anëtarin e KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshin, për të marr edhe versionin e tij për ngjarjen, por ai sapo e ka hapur telefonin dhe i është bërë pyetja e ka mbyllur prapë duke mos dhënë përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version