Telegrafi

Policia jep detaje për bazën në Bërnjak: Kemi dërguar pajisje logjistike për zyrtarët kufitarë

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim në lidhje me ngritjen e bazës policore në afërsi të kufirit me Serbinë në Bërnjak, për të përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë të kufirit.

Sipas Policisë së Kosovës, për të përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak kanë dërguar atje pajisje logjistike.

Lexo po ashtu Fillon ngritja e një baze në Bërnjak për policinë kufitare

“Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”.

Lexo po ashtu Sveçla për bazën policore në Bërnjak: Po krijojmë kushte për rritje të efikasitetit të punës dhe garantim të sigurisë për qytetarët

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore çdo herë ndërmerr veprimet e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë si dhe  ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në nivel vendi.

Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.

Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/