Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për arrestimin e personit në Gjilan, që përfitoi tenderë në vlerë prej 1.9 milion euro me dokumente të falsifikuara

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person që dyshohet se me dokumente të falsifikuara ka fituar disa tenderë në institucionet lokale në Gjilan dhe Kamenicë, në vlerë prej 1.9 milion euro.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas një pune hetimore, me datë 08.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuara ka arritur që të fitoj disa tender në institucionet lokale në Gjilan dhe Kamenicë.

Lexo po ashtu Arrestohet një biznesmen në Gjilan, dyshohet se fitoi tenderë rreth 2 milionë euro me dokumente të falsifikuara

“Si prova materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, gjashtë DUD doganor, aneks kontrata, katër vula të biznesit dhe një telefon. Vlera totale e tenderëve të fituar me dokumente të falsifikuara arrin shumën rreth 1,900,000,00”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version