Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për arrestimin e 45-vjeçarit në Elbasan, mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA 

Pas më shumë se 12 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavaja në fshatin Seltë të Elbasanit.

Policia njofton se pas thirrjeve për disa orë rresht për tu dorëzuar, Kavaja nuk iu është bindur urdhrave të policisë.

Në orët e para të mëngjesit ka hapur zjarr ndaj forcave të RENEA-s dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur. Mësohet se 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, raporton TCH.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj, forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banesë me vendim Gjykate , në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojme se:

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version