Një aksident trafiku kishte ndodhur gjatë ditës së shtunë në fshatin Klinë të Skenderajt, njofton policia.
Ku një vozitës i një veture kishte goditur një fëmijë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ishte një vajzë e mitur. Ku të njëjtës i ishin shkaktuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit.
“]
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare këmbësore (e mitur) të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, rasti në procedurë të rregullte”, njofton policia.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 15:00 dhe rasti është në procedurë të rregullt./Telegrafi/