Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, ku një person humbi jetën dhe 14 tjerë u lënduan

Policia ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi ditën e enjte në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Në aksidentin mes autobusi dhe një veture, mbeti i vdekur një person si dhe u lënduan 14 tjerë, transmeton Telegrafi.

Në raport thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Policia po ashtu ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version