Telegrafi

Policia jep detaje për 30 vjeçarin që dyshohet se u vetëvra dje në Pejë

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë rreth orës 10:14 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Sipas raportit policor viktima dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

Lexo po ashtu Gjendet i vetëvrarë një 30 vjeçar në Pejë

“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore”, thuhet në raport.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/