Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga grabitja me armë në Pejë.
Siç thuhet në raportin e Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, të hënën në ora 18-35.
” Viktima, punëtore në kompaninë ‘IPKO’, derisa ishte në vendin e punës ka hyrë në objekt një person i dyshuar e i pa njohur, në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall, nën kërcënimin e një arme-revole, i ka grabitur pra të gatshme në shumën prej 95 (nëntëdhjetepesë) euro dhe më pas largohet në drejtim të pa njohur”, thuhet në raport.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/