Policia italiane ka sekuestruar jahtin luksoz të rusit më të pasur Alexei Mordashov, njërit prej oligarkëve që Bashkimi Evropian e sanksionoi pas agresionit rus në Ukrainë.
Siç raporton Reuters, jahti Lady M i gjatë 65 metra u sekuestrua në portin Imperia, transmeton Telegrafi.
Në portin e njëjtë është bllokuar edhe jahti i Genedi Timochenk, njëri prej miliarderëve rus i afërt me Vladimir Putinin.
Këto mjete luksoze lundruese të oligarkëve rusë që janë gjendur në listën e të sanksionuarve, tashmë janë sekuestruar edhe në vende të ndryshme si Gjermania dhe Franca. /Telegrafi/