Telegrafi

Policia i vihet në ndjekje me helikopter, grupit që po bllokonte rrugën me makina të shpejta (Foto)

Në Bradford të West Yorkshire, një grup prej njëzet personash po shkaktojnë kaos në trafik, me motoçikleta dhe makina të shpejta.

Në pamundësi që t’i ndalojë, Policia u është vënë në ndjekje me helikopter, transmeton Telegrafi.

Me fotografitë që i kanë bërë, ata po mundohen t’i identifikojnë këta persona që po bëjnë xhiro në hapësira urbane, me makina që janë të destinuara për pjesë malore.

Sipas hetimeve fillestare, këta janë një grup me të kaluar kriminale, që më herët janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme. /Telegrafi/