Telegrafi

Policia greke ndërton skemën, urdhri për ekzekutimin e gjashtë personave dyshohet se u dha nga burgu

Kush qëndron pas masakrës me gjashtë viktima në Greqi? Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje që hedhin dritë rreth kësaj masakre dhe që mund t’i japin përgjigje pyetjes.

Mediat greke kanë raportuar fillimisht se viktimat dyshohen se janë shqiptar, dhe se urdhri për ekzekutimin e gjashtë viktimave mund të ketë ardhur nga mafia e burgjeve.

Pasi që në fillim të ngjarjes u raportua se atentati ndaj 6 personave u bë për larje hesapesh.

Lexo po ashtu Të shtëna armësh në Greqi, gjashtë të vrarë në Athinë

Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Të paktën kjo duket të jetë skema e ndërtuar nga oficerët  e policisë greke. Më tej sqarohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave./Balkanweb