Situata në akset rrugore të vendit paraqitet problematike nga reshjet e dendura të dëborës si dhe shirat intensive.
Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se për shkak të kushteve të vështira atmosferike, do të bllokohet lëvizja e kamionëve dhe autobusëve deri në një njoftim të dytë.
Njoftimi:
Për shkak të këryre kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek dhe lëvizja e autobuzëve deri në një njoftim të dytë
Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave, të cila duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.