Telegrafi

Policia gjen një armë në kontejner, dyshohet se u përdor në vrasjen e sotme në Prishtinë

Një person është vrarë sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima dhe dorasi janë me nënshtetësi turke.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda një makine, ku edhe viktima edbe dorasi ishin duke lëvizur në rrugën ku ka ndodhur vrasja.

Lexo po ashtu Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detajet

I dyshuari i cili është në arrati, sipas policisë ka shtënë nga prapa.

Marka e veturës në të cilën është kryer vrasja është “Audi A3” me ngjyrë të kuqe.

Në ndërkohë në afërsi të vendit të ngjarjes policia dhe ekipet e Forenzikës, kanë kontrolluar disa kontenjerë.

Siç raporton Klan Kosova brenda njërit kontejner policia ka gjetur një armë, e cila dyshohet se është përdorur në krim.