Policia e Kosovës të premten ka gjetur armatim në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, e i cili dyshohet se ka qenë aty që nga sulmi në këtë fshat nga grupi kriminal i serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator të vitit të kaluar.
Përmes raportit 24-orësh, policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar armë dhe municion, transmeton Telegrafi.
“Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se rasti po hetohet./Telegrafi/