Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka bërë të ditur se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve të Emergjencës Shtetërore, kanë diplomuar në një iniciativë të përbashkët mes Komandës Evropiane të SHBA-ve dhe FSK-së.
Ky grup diplomoi në heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera.
Ambasadori Hovenier shkroi në “X” se ndjehet krenar që ishte dëshmitar i kësaj përpjekje që siç tha ai “për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt”.
“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që jam dëshmitar i kësaj përpjekjeje për të mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar ambasadori. /Telegrafi/
Today the first group of Ukrainian National Police and State Emergency Services graduated from a joint U.S. European Command and Kosovo Security Forces training initiative on safe removal of mines and unexploded ordnance devices. Proud to witness this 🇺🇸 🇽🇰 effort to keep… pic.twitter.com/IY6BlXhvfF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 11, 2024