Policia e Nju Jorkut ka arritur të konfiskojë kokainë në vlerë prej 77 milionë dollarë, që po konsiderohet si sasia më e madhe e konfiskuar e lëndëve narkotike në këto 25 vitet e fundit.
Në portin detar janë zbuluar brenda një kontejneri 60 paketa me rreth 1,450 kilogramë drogë. Kjo është sasia më e madh e konfiskuar në portin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersey që nga viti 1994, kur ishte konfiskuar 2,993kilogramë, transmeton Telegrafi.
MASSIVE SEIZURE-3,200 lbs of #cocaine (worth approx.$77,000,000)was seized. "New York’s nemesis of the 90’s, is back-indicating traffickers push to build an emerging market-cocaine mixed w/fentanyl,” said #DEA SAC Ray Donovan. pic.twitter.com/L1y6CQimVX
— DEANewYork (@DEANEWYORKDiv) March 11, 2019
Paketat kishin qenë të fshehura në një kontejner që kishte arritur me një anije nga Amerika e Jugut. Në paketa shkruante fruta të thatë nga Kolumbia.
“Kokaina, miku i mallkuar i Nju Jorkut gjatë viteve të 90-ta po rikthehet”, ka deklaruar Ray Donowan, agjent i DEA i ngarkuar me këtë rast. /Telegrafi/