Site icon Telegrafi

Policia e New Yorkut publikon pamjet ku pati të shtëna armësh, kur tentuan të ndalin të riun që voziste pa patentë shoferë

Policia amerikane ka publikuar pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e disa zyrtarëve policorë, pasi ndodhën disa të shtëna para qendrës tregtare Barclay, ku shihet një polic duke shtënë dy herë mbi shoferin 21-vjeç që nuk kishte patentë shoferë, dhe po mundohej t’i ikte kaosit të krijuar në trafikun e qytetit të New Yorkut.

Zyrtari policor Williams Mattocks shkrepi dy plumba gjatë 7 nëntorit, si përgjigje ndaj thirrjes së shoferi i një BMW-je po qëndronte me revole në dorë jashtë sheshit, transmeton Telegrafi.

Mattocks kishte arritur ta gjej Nasir Fisher, 21-vjeç, duke qëndruar prapa timonit të BMW 540. Videoja e kamerës së vendosur në uniformë tregon sesi Fisher kishte refuzuar të hap dritaren, më pas policët tjerë i vijnë nga pas – e i dyshuari arrin të largohet me shpejtësi.

“Çfarë po bën? Mjaft e lëvize veturën”, dëgjohet Mattock duke thënë në video, ku më pas futet në veturë zyrtare për t’ju vënë pas shoferit të dyshuar.

Megjithatë, shoferin të cilin e kërkonin u arrestua dy ditë më vonë. BMW-ja e tij kishte targa të përkohshme të New Jersey.

Në seancën dëgjimore, shoferi u akuzua për armëmbajtje pa leje, rrezikim të jetës së qytetarëve me vozitje të rrezikshme, vozitje me veturë të paregjistruar dhe me patentë shoferë të rremë. /Telegrafi/

Exit mobile version