Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nuk do të përballet me asnjë veprim të mëtejshëm pasi u morë në pyetje nga policia mbi një pretendim të abuzimit racor muajin e kaluar.
Sipas Telegraph Sport, Xhaka u akuzua për fyerje racore ndaj një anëtar të stafit në aeroportin të Londrës, Heathroë, pasi shoku i tij u vonua për një fluturim.
Por, Xhaka ka mohuar akuzat në intervistën e tij tek Policia e qytetit dhe ashtu edhe doli pasi ata dolën me një konfirmim ku ndalohen akuzat për fyerje racore, përcjell Telegrafi.
“Policia u thirrën të hënën e 23 janarit në ora 19:29, pas një pretendimi të një anëtari të stafit që ishte fyer në baza racore në aeroportin Heathroë, terminali pesë”, thuhet fillimisht në deklaratën e Policisë.
“Pretendimi është bërë nga një palë e tretë. Zyrtarët morën pjesë dhe folën me një burrë në të 20-tat e tij. Ai nuk u arrestua. Vullnetarisht mori pjesë në një stacion të Policisë në Londrën Perëdimore, ku ai u intervistuar nën kujdes. Ai u lirua nga akuzat”, mbyllet deklarata që i largon akuzat ndaj Xhakës.
Ndryshe, Xhaka ishte i dënuar me katër ndeshje nga FA, ndërsa do të jetë i gatshëm në takimin e të mërkurës mbrëmë ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/