Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës u shpërndan pako ushqimore familjeve serbe në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës u ka shpërndarë pako ushqimore familjeve serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihen banorët serbë duke pranuar pakot ushqimore, transmeton Telegrafi.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Lexo po ashtu Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version