Policia e Kosovës është pajisur me 25 vetura të reja.
Në rrugët e Prishtinës, policët sot kanë parakaluar me vetura të reja të cilat janë të tipit “Skoda”, transmeton Telegrafi.
Veturat e reja kanë për qëllim që puna e policëve të jetë sa më efikase dhe që të jenë sa më afër qytetarëve.
Në një përgjigje për Telegrafin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto vetura i ka blerë nga buxheti i vet.
“Policia e Kosovës sot (me datë 29.09.2020) ka bërë pranimin e 25 (njëzet e pesë) veturave të cilat janë blerë nga buxheti i policisë”, thuhet në këtë përgjigje.
Muaj më parë, Policia e Kosovës ka lansuar platformën elektronike “Lajmëro Policinë”.
Ky projekt është edhe një mundësi tjetër alternative për qytetarët për raportim sa më të shpejt dhe efikas të rasteve të ndryshme dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, përdorimi i aplikacionit siguron informacion, saktësi e efikasitet dhe aplikacioni digjital i ndihmon qytetarit të raportojë në kohë reale, madje edhe ndonjë rast të vjedhjeve, aksidenteve etj. /Telegrafi/