Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicës Veriore tashmë do të shfrytëzojë një pjesë të ndërtesës së Trepçës. Këtë objekt e vizituan ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Nga kjo e shtunë zyrtarët policorë të Drejtorisë rajonale në Mitrovicë të veriut u bënë me objekt e zyre të reja.

Tashmë punimet veç se kanë filluar në aspektin e shpërndarjes së rrjetit, vendosjes së kamerave të sigurisë dhe disa pjesë teknike.

Brenda këtij objekti pritet të vendosen, shefi i hetimeve, trafiku rajonal dhe operativa.

“Këtu do të jetë trafiku rajonal, me siguri që do të jenë edhe operativa, zyra ime, zyra jonë administrata dhe shefi i hetimeve apo diçka e tillë. Me siguri do të mbetën edhe njerëz të tjerë përsëri në anën tjetër të ndërtesës që e kemi këtu, por kjo do të thotë lirim shumë i madh hapësirës edhe stacionit Zveçan ku ka qenë trafiku rajonal edhe të stacionit Mitrovicë veri”, tregoi zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

Elshani thotë se kjo hapësirë iu mundëson ofrim të shërbimeve më profesionale.

“Kjo ndikon në ofrimin e shërbimeve më kualitative ndaj qytetarëve të vendit për arsyeje se ne kemi më shumë hapësirë edhe më shumë kualitet. I përmbush kapacitetet e veta aq sa i ka kjo pjesë e ndërtesës tash e shohim më vonë a kemi nevojë edhe për njerëz të tjerë pasnesër do t’i kemi edhe 117 pjesëtarë të ri të policisë. Është shtuar numri i policëve”, tha ai, për tëvë1.

Exit mobile version