Reperi i njohur Mozzik është ndaluar të martën e 8 shtatorit nga Policia e Kosovës.
Autoritet kanë ndaluar reperin, i cili po udhëtonte me veturën e tij të tipit ‘Mercedes G63 AMG’.
Ai ka qenë i shijuar nga një prej miqve të tij më të mirë, Grajqa.
Arsyet e kësaj ndalese nuk dihen, megjithatë duket qartë se ka të bëjë me thyerjen e rregullave të trafikut.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon momentin kur 24-vjeçari ndalohet nga autoritet dhe dorëzon dokumentet.
Kujtojmë që muaj më parë, Mozzik kishte gjetur mbështetje te Policia e Kosovës, të cilët e kishin shoqëruar në vizitat që po realizonte nëpër qytetet e Kosovës, derisa u detyruan të ndërpresin aksionin shkaku i tubimeve të shumta të fansave – gjë e cila ishte kundër masave preventive për COVID-19. /Telegrafi/