Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Isak Sfeqlës

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e vendodhjes së Isak Sfeqlës.

Ky person po ndiqet nga policia pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në veprën penale “Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan.

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni  Policor Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit  të Prokurorisë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetaret dhe me mediat. Kërkesë për bashkëpunim me qytetaret. Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendodhjen e personit në foto t’i lajmërojë organet e sigurisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërd kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në thirrjen e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version