Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Besnik Jashar Dautaj, i kërkuar për mashtrim dhe vjedhje.
I dyshuari për mashtrim dhe vjedhje është i lindur me 16.06.1988 në Shtupel-Klinë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/