Telegrafi

Policia e Kosovës kalon me automjete nëpër Zubin Potok, rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak

Sot është dita e shtatë që prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunës ka qenë e tensionuar.

Në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër.

Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën, shkruan KlanKosova.

E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.