Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës jep detaje nga arrestimi i Fjolla Morinës në Prishtinë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është arrestuar sot (e hënë) nga Policia e Kosovës.

Ajo ka qenë e shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, me ç’rast edhe kjo ka qenë arsyeja pse përfundoi nën prangat e policisë mëngjesin e së hënës.

Në një kumtesë për Telegrafin, zëdhënësi i zyrës për informim në Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ka dhënë detaje mbi këtë arrestim.

Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të Fjolla Morinës nga Policia e Kosovës (Video)

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë Telegrafit.

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fjolla Morina përndryshe njihet si këngëtare e njohur e turbofolkut në trevat shqiptare dhe së fundmi një sipërmarrëse e një butiku në vendlindjen e saj.

Ajo ishte dënuar në mars të këtij viti nga Gjykata e Kukësit me nëntë vite burg, të reduktuara në gjashtë pastaj.

Fjolla Morina (Foto: Fjolla Morina/Instagram)

Ndërkohë në prill, asaj iu lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli. /Telegrafi/

Exit mobile version