Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës hap konkurs pune për minoritetet në veri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka hapur konkurs pune për zyrtarë policorë nga të gjithë minoritetet që jetojnë në vend, në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social të faqes zyrtare të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se konkursi është shpallur për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet  (serb, boshnjak, turq, goran, romë, ashkali, egjiptian, kroat, malazez, maqedonas).

Linkun për aplikim mund ta gjeni Këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version