Telegrafi

Policia e Kosovës brenda 24-orëve shqipton 1,172 tiketa trafiku

Foto: Ilustrim

1,172 tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë 24-orëve të kaluara nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, kanë ndodhur 27 aksidente, prej të cilave 7 janë të lënduar dhe 1 me fatalitet.

Gjithashtu, janë bërë 21 arrestime, prej të cilave 11 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/