Telegrafi

Policia e Kosovës arreston një person i cili po kërkohej nga shteti i Belgjikës dhe Bullgarisë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, sot ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit për media, personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Në njoftim thuhet se të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente./Telegrafi/