Telegrafi

Policia e Kosovës arreston 25 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 25 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Personat e arrestuar janë 14 në Gjilan, 2 në Ferizaj, 5 në Prizren, 3 në Gjakovë dhe 1 në Mitrovicë.

Ndryshe, deri më tani coronavirusi në Kosovë ka prekur 780 persona, 201 nga të infektuarit janë shëruar kurse 22 kanë vdekur.

Komunat të cilat kanë numrin më të madh të rasteve me coronavirus janë Ferizaj, Malisheva, Peja dhe Prishtina. /Telegrafi/