Telegrafi

Policia e Kosovës arreston 19 persona

Policia e Kosovës gjatë së mërkurës ka arrestuar 19 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit 10 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.