Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës arreston 19 persona për 24 orë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 19 persona, ndërsa 10 të tjerë janë në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale.

Siç thuhet tutje në raport, janë shqiptuar gjithsej 1.131 tiketa trafiku, ndërsa për mos respektim të ligjit për luftimin e COVID-19, janë shqiptuar 848 tiketa. /Telegrafi/

Exit mobile version