Site icon Telegrafi

Policia e Kosovë zvogëlon numrin e pjesëtarëve në objektet komunale në veri

Në objektet komunale në katër komunat veriore sot është zvogëluar numrin i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmoi për Telegrafin tërheqjen e pjesëtarëve në 25 përqind

“Konfirmoj se është bërë tërheqja në 25 për qind e pjesëtarëve të policisë së Kosovës në objektet dhe përreth objekteve komunale”, tha Elshani.

Ndryshe, më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku ndër pikat e dakordimit ishte edhe zvogëlimi në 25 përqind i prezencës policore në veri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version