Telegrafi

Policia dhe ministri Zemaj largohen nga Infektiva, askush nuk jep detaje për vdekjen e pacientëve

Pjesëtarët e Policiaisë së Kosovës dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj janë larguar ng Klinika Infektive e QKUK, por askush nuk jep detaje për vdekjen e pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë qëdruar në Klinikën Infektive, por ai  është larguar nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pa dhënë detaje se çka ndodhi me pesë pacientët me Covid-19, të cilët dyshohet se vdiqën sot, transmeton KP.

Dyshohet se pacientët kanë vdekur nga mungesa e oksigjenit. Ndërkohë, edhe Policia e Kosova ka larguar shiritat me të cilët ishe rrethuar një hapësirë para infektives.