Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë arrestuar 30 persona të Institutit Rajonal për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike në komunën e Gjakovës.
“Në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, janë arrestuar 30 persona të atij Institutit fantom, në të cilin fshiheshin militantet e PDK/AAK/Nisma, që kishin për qëllim prishjen e procesit zgjedhor. Përgëzime për punën në këtë rast. Duhet të veprohet edhe me të tjerët njësoj!”, ka shkruar Haxhiu.
Mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar rreshterja Lirije Podrimaj.
Podrimaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk është i vërtetë një lajm i tillë./Telegrafi/