Telegrafi

Policia britanike gjatë aksionit shkatërron dritaret e shtatë dyqaneve – vlera e dëmit shkon në mbi 28 mijë euro

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy vetura të policisë, derisa ishin në aksion dhe kishin të ndezura dritat (rotacionin) në sheshin e Bradfordit në Angli, janë shkatërruar shtatë dyert e shtatë lokaleve.

Pronarët e dyqaneve pretendojnë se dëmet kapin vlerën prej mbi 28 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin ekipet e shpëtimit duke nxjerrë dy veturat e tipit BMW nga lokale e dëmtuara në West Yorkshire.

Është dëmtuar një barnatore, por që për fat të mirë nuk është lënduar askush – kështu të paktën thotë një dëshmitar.

Ekipet e shpëtimit, të zjarrfikësve të ndihmës së shpejtë arritën rreth orës 3 të mëngjesit në vendin ku ka ndodhur aksidenti, për të përcaktuar nëse dikush është lënduar.

Aty arritën edhe përfaqësuesit e kompanisë British Gas, nga zyra e Bradfordit dhe ajo e kompanisë që menaxhon e rrjetin energjetik. /Telegrafi/