Telegrafi

Policia arreston tre persona në Pejë, kryen grabitje në një pompë të derivateve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitje që ka ndodhur ditë më parë në një pompë të derivateve në fshatin Vitomiricë të Pejës.

“Me datën 12.09.2020, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricё në Pejё, në një pompë tё derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kërcënimin e armës kanë grabitur të holla (pazarin ditor).

Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanё identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit:

•Z. V. lindur me 2001
•D. K. lindur me 2001
•B. P. lindur me 1990

Tek personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm”, thuhet në njoftim.

Tё dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. /Telegrafi/