Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar shtatë presona në dy komunat e Kosovës në Gjilan dhe Pejë.
Në Gjilan policia ka arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ” organizim i skemave piramidale”
Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale , kompjuter, laptop, TV dhe para kesh.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .
Ndërkaq në Pejë policia arrestoi një person, pasi dyshohet se në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme. Gjatë bastisje në lokalin i janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale: para të gatshme, 1224 qipa, pesë palë letra, një fletore dhe një listë e borxhit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të dyja rastet janë nën hetime. /Telegrafi/