Telegrafi

Policia arreston personin e shpallur në kërkim për veprën penale ‘Ngacmim’

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të ‘Shpërdorimit’ , i cili ishte  shpallur person i kërkuar.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se personi i kërkuar është arrestuar sot në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’në Prishtinë sot më datë 29 janar 2020 dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar ditën vijuese para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/