Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që janë gjetur substanca narkotike në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 23:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 46.2 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 389.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/