Site icon Telegrafi

Policia arreston një person për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Foto: Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të martën ka zbatuar planin operativ për kapjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Gjykata Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: 21 fishekë të kalibrit 6.35 mm, 167 fishekë 7.65mm, 1 x karikator me 7 fishekë 7.65mm, 1 karikator i zbrazur, 1 rreth me 7 fishekë 12 GA, 4 karikator të zbrazur, 5 dorëza të armëve, 16 fishekë 7.65 mm, 40 copa fishekë 7.62mm,  100 copë fishekë municion me gaz, 1 kuti e zbrazur për fishekë, 1 pushkë gjysmë automatike, CZ Vizor 70 kalibri 7.65 mm, 2 thika, 7 fishekë 9mm, 2 fishekë 7.65 mm, 1 armë automatike AK 47 me dy karikatorë dhe 39 fishekë 7.62mm.

Lidhur me gjetjen e armëve rasti i është referuar stacionit policor ‘Jugu’ Prishtinë, për të cilin është hapur rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, i dyshuari N. G. lindur më 1966, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’ janë edhe dy të dyshuar tjerë të njohur për policinë. /Telegrafi/

Exit mobile version