Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën nga Njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në pozitën e drejtorit të kompanisë farmaceutike duke përdorë dokumente të falsifikuara në aktivitetet e prokurimit në disa komuna dhe SHSKUK.
Rasti ka ndodhur të hënën, më 15 tetor.
I arrestuar dyshohet se ka kryer veprat penale ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik’.
“Prishtinë 2021 – NN. Më datën 25.10.2021 nga Njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në pozitën e drejtorit të kompanisë farmaceutike duke përdorë dokumente të falsifikuara në aktivitetet e prokurimit në disa komuna dhe SHSKUK dyshohet se kishte kryer veprat penale ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik’”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/