Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Policia bën të ditur se të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe se më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00./Telegrafi/