Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten e tij.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:00, transmeton Telegrafi.
“Prishtinë 14.10.2019 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/