Telegrafi

Policia arreston një person në Prishtinë, ai tentoi ta dhunonte një femër

FotoL Ar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuat ta dhunojë një femër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se me forcë është futur në banesën e viktimës femër K/Shqiptare dhe kishte tentuar ta dhunojë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/