Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00./Telegrafi/