Telegrafi

Policia arreston një person në Ferizaj për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që tek ai janë gjetur disa substanca narkotike.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, është konfiskuar rreth rreth trembëdhjetë (13) gramë substancë narkotike e llojit heroinë dhe para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/