Telegrafi

Policia arreston katër persona në Gjakovë, për posedim të substancave narkotike

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, katër të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar për arsye se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 21 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 116.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një revole, 500 fishekë kalibrash të ndryshëm, pesë telefona celularë dhe para të gatshme, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/