Site icon Telegrafi

Policia arreston dy persona për posedim të substancave narkotike

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, ku në veturën e të dyshuarit është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ku policia ka vërejtur të dyshuarin duke hedhur dy qese të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Rr. Vicianum, Prishtinë 04.11.2020-01:10. Është raportuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull Kos. i është gjetur një qese e vogël –substancë narkotike. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 04.11.2020-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kos.pasi që i njëjti është vërejtur duke hedhur dy qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një brisk. Njësitet policore kanë konfiskuar gjërat e dyshuara. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version