Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 35 persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Të gjitha rastet janë shënuar vetëm në dy qytete, 25 në Prizren dhe 10 në Gjilan.
Ndryshe, gjatë të martës, 31 persona janë shëruar nga coronavirusi, kurse 10 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 790. /Telegrafi/